Haxhiu dështon përsëri të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovë, shtyhet sërish seanca

Data

Ka dështuar seanca e pestë, e ndërprerë katër herë gjatë ditëve të kaluara, në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

LVV propozoi sërish Albulena Haxhiun si kryeparlamentare që nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post. Ajo mori 57 vota pro, katër më pak se 61 të nevojshme.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se në sallë ishin të pranishëm 117 deputetë, nga të cilët 57 pro, 46 kundër dhe 3 abstenim.

Më herët, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njoftoi se nuk ka marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga takimi mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive partitë parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related