Xhelal Mziu revoltohet me Ramën: Nuk ta falim që na quajte çyrykë, të mbrojmë mençurinë e trashëguar brez pas brezi

Data

Drejtuesi politik i Partisë Demorkatike për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, ka reaguar dje lidhur me deklaratat e kryesocialistit Edi Rama gjatë takimit që pati dy ditë më parë me gra dhe vajza në Peshkopi. “Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur! Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën: Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi! Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve. Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste. Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë! E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet! Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet! Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë! Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar”, shkruan Mziu në “Facebook”. Kujtojmë se kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te fjala e tij e mbajtur sot nga Dibra, tek forca e grave dhe vajzave në fitoret e PS-së në zgjedhje dhe përqindjet e rritura të numrit të tyre në anëtarësi, në drejtim, bashki dhe Parlament.

Si shembull mori dy kryebashkiaket e Bulqizës dhe Klosit, teksa bëri edhe batuta me gratë dhe vajzat e pranishme, duke e shoqëruar edhe me shifra të gati pesëfishuara me gra në PS. Ai u shpreh se edhe fitoren e 10-të ndaj kundërshtarit nuk do ia japin burrat, të cilët tha se janë “gjysma normalë dhe gjysma çyrykë”, por pa gratë në shtëpi janë edhe “me bisht”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related