Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Data

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 184 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Nga 2014 e deri në fillim të këtij viti, vendi është përfshirë nga 943 vatra zjarresh, fenomen që po përkeqësohet nga rritja e ndjeshme e temperaturave.

Viti i shkuar që shënoi rekordin e të nxehtit ishte po ashtu edhe viti me numrin më të lartë të zjarreve dhe sipërfaqeve të djegura dekadën e fundit. 46 mijë hektarë pyje dhe kullota u shkrumbuan.

Flakët nuk ndalën vetëm në pyje e kullota; ato përparuan drejt banesave, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve nga veriu në jug të vendit.

Ekspertët thonë se ndryshimet e klimës kanë bërë që zjarret të jenë më agresive- ndaj sipas tyre rekordi i zjarreve dekadën e fundit nuk është rastësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related