Sherri me hetuesit e BKH/ Prokuroria nis hetimin ndaj njerëzve të Agron Kapllanaj: Dhunuan efektivët

Data

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe një personi tjetër, të identifikuar me emrin Gerald Kollçaku pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë në incidentin e dy ditëve më parë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt.

Pas filmimit, zyrtarët e BKH dhe Operacionales janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier.

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related