Takimi në Elbasan, Lapaj: Do japim 100 mln euro për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët

Data

Kreu i Koalicionit Lëvizja Shqipëria Bëhet,Adratik Lapaj , në një takim me qytetarët në Mollas të Elbasanit, është shprehur se parashikojnë hapjen e Bankës Kombëtare Agrare.

Lapaj tha se kjo bankë do të ketë objekt të saj financim deri në 100 milionë euro në vit për të gjithë fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit.

Sa nga ju janë dëshmitarë të mikrokredive, fajde të ligjëruara. Që merr 5 mijë euro dhe kthen nga 20 mijë. Me interes deri në 50%. Do ta zhbëjmë këtë skemë. Do të hapim Bankën Kombëtare Agrare. Do të ketë si objekt të saj financim deri në 100 milionë euro në vit për të gjithë fermerët, blegtorët, peshkatarët dhe bletërritësit. Çdo fermer, blegtor do të ketë të drejtë të marrë kredi deri me 100 mijë euro me interes të butë deri 4%. Qëllimi i bankës do të jetë financimi juaj, jo fitimi i shtetit”, tha Lapaj.

Ndër të tjera foli edhe plehrat kimikë, duke thënë se nuk do të lejohet importi i tyre jashtë standardeve të BE-së. Ndërsa për fidanët dhe farat që dalin jo cilësore dhe nuk sjellin prodhim, Lapaj tha se do të merret përgjegjësi nga shteti.

Ata që merren me bujqësi dhe blegtori në këtë zonë, apo bletari, a ju ka ndodhur të blini fara dhe fidanë pa cilësi dhe të mos prodhojnë. Pasi nuk ka dalë cilësor, ka ardhur kush të mbajë përgjegjësi? Sa herë ju ka ndodhur të merrni plehra kimik pa cilësi? Ka mbajtur kush përgjegjësi?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related