Pasi dështoi të martën, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Data

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt në Kosovë do të mblidhen në mesditën e së enjtes (ora 12:00) për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre më 15 prill.

Vazhdimi i seancës ndodh pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, iu drejtua me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i kërkuar sugjerime se si të veprohej pas ndërprerjes së seancës. E para e shtetit iu përgjigj brenda pak orësh më 16 prill, duke kërkuar që seanca të vazhdojë brenda 48 orëve pas ndërprerjes – ashtu siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit.

Pse u ndërpre seanca e së martës?

Më 15 prill, legjislatura e nëntë nuk arriti të kalonte pikën e parë, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Kjo, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan nga anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, të ofrojnë dorëheqje formale nga postet ekzekutive.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po atë ditë përmes një letre njoftoi Kuvendin se ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Ai tha se ai dhe Qeveria ishin në dorëheqje që nga 23 marsi – kur përfundoi mandati i plotë katërvjeçar i ekzekutivit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related