‘Sipas ligjeve shqiptare’, LaCivita komenton pagesën që ka marrë nga PD: Duan shumë ta dinë, veçanërisht Rama

Data

Që nga momenti kur Sali Berisha u shfaq për herë të parë në publik së bashku me Chris LaCivita-n në muajin shkurt, një nga pyetjet më të shpeshta që i është drejtuar ka qenë se sa po i kushton Partisë Demokratike bashkëpunimi me strategun amerikan.

Në një intervistë televizive të fundit, vetë LaCivita u përball me këtë pyetje, por përsëri nuk dha një shifër të saktë, duke theksuar se kjo do të bëhet publike në kohën e duhur dhe në përputhje me ligjin shqiptar dhe kushtet e kontratës së nënshkruar me PD

LaCivita nënvizoi gjithashtu ngjashmëritë që sheh midis situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe asaj në SHBA, duke theksuar se inflacioni, kostoja e lartë e jetesës dhe pasiguria ekonomike janë çështje të përbashkëta që prekin qytetarët në të dy vendet. Ai tha se këto probleme ishin vendimtare edhe në fitoren e Donald Trump në SHBA, duke krijuar, sipas tij, një lidhje të natyrshme edhe me sfidat që përballet Sali Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related