Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja ka të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.
