Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un, shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Data

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm. “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar.

2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Pranimin pjesërisht të kërkesës; Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive: Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë; Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank; Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet”, thuhet në njoftim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related