Në prag të zgjedhjeve/ Tjetër largim nga Partia e Lirisë, ja kush jep dorëheqjen

Data

Tjetër largim nga Partia e Lirisë.

Faik Basha, anëtar i Kryesisë dhe njëherazi kreu i PL në Kamëz, është larguar nga Partia e Lirisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të “11 majit”.

Ai ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i Sekretarit për Sigurinë Publike në PL, ndërsa burimet mediatike po përflasim një afrim të tij me strukturat e Partisë Socialiste.

Distancimin nga PL e njofton vetë Basha, i cili në një postim të gjatë në Facebook, thotë se u largua për shkak të mungesës së meritokracisë.

Në fund të shkrimit, Faik Basha thotë se do të futet në betejë për Shqipëri Europiane, duke paralajmëruar një bashkëpunim me Edi Ramën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related