Barack Obama ka treguar së fundmi se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama, pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre
“Kishte një përçarje të thellë me gruan time“, pranoi ai në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper. “Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan. Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.
Michelle ka folur gjithashtu më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia. Familja Obama të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat ndërsa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit. Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e Presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.
