Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal

Data

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e Gjadrit.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, njëras prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related