Nis zyrtarisht ‘Beteja e tarifave’/ Hyn në fuqi urdhri që ‘trondit’ tregjet globale, Trump mban fjalim para kombit

Data

Pas javësh premtimesh dhe presionesh të vazhdueshme, ka ardhur dita ku lahen hesapet: 2 prilli! Një datë e paralajmëruar shpesh nga presidenti Donald Trump si momenti vendimtar për ekonominë amerikane dhe ndërkombëtare.

E mërkura është dita kur tarifat reciproke të Shteteve të Bashkuara për mallrat e importuara nga pjesa tjetër e botës hyjnë në fuqi, një masë që do të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet tregtare dhe në ekonominë globale. Tarifat e SHBA prekin një gamë të gjerë mallrash, duke përfshirë ato nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat do të shtyhen për një muaj. Pjesa tjetër e vendeve do të përballen me një mori çmimesh më të larta.

Ndërsa më 3 prill do të hyjnë në fuqi tarifat 25% për makinat dhe komponentët e prodhuara jashtë vendit, një tjetër hap në realizimin e politikave të Trump për të rivendosur dominimin amerikan në sektorin e prodhimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related