Se si do të arrihet rezultati i 11 Majit, mjafton të bisedosh me një punonjës të thjeshtë të administratës për shantazhin sistematik mbi vendin e punës, mjafton të shohësh si përsëriten shabllon transmetimet e fushatës në edicionet e lajmeve apo të lexosh përgjimet e SKY ECC për organizatën kriminale të Elbasanit, përgjimet e dosjes “Çyrbja” në Durrës, përgjimet e dosjes “Tahiri”, përgjimet e Avdyljave në Shijak, përgjimin e Edi Ramës dhe ministrave të tij për zgjedhjet në Dibër etj etj.
Prandaj kur sondazhet konfirmojnë çdo javë epërsine konstante të Partisë Socialiste në rezultatin e 11 Majit, ato shndërrohen lehtësisht në një armë të propagandës, që ka për qëllim të përforcojë narrativën e Ramës që thotë: “Shikojeni edhe vetë, populli më do”. Sepse sondazhet mund të lexohen si matës të preferencave politike në një shoqëri të lirë e demokratike, por mund të jenë edhe matës të atmosferës së frikës apo nivelit të nënshtrimit, në një vend, ku qytetarët ndëshkohen për bindjet e tyre politike.
E megjithatë, tashmë në Shqipëri sondazhet janë një realitet që s’mund të shpërfillet, dhe njëzëri po ofrojnë një panoramë të 11 Majit, me diferenca të vogla nga njëri-tjetri.
Katër sondazhe të ndryshme, nga katër kompani— Barometri i Euroneës Albania , McLaughlin & Associates (për Top Channel), Notosondaggi (për News24) dhe Piepoli (për Report TV) kanë sjellë projeksionet e tyre për votën e shqiptarëve. Por si duhet lexuar ky “lumë shifrash” dhe çfarë thonë ato për rezultatin e pritshëm të 11 majit?
1. Sondazhi McLaughlin & Associates / Top Channel

