Disa banorë të fshatit Hot i Ri në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër zhvilluan një protestë pasi prej 30 vitesh rruga e tyre është e amortizuar duke krijuar probleme në qarkullim. Një tjetër shqetësim për ta mbetet mungesa e ndriçimit rrugor. Banorët, mes të cilëve edhe një person me aftësi të kufizuara tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë në rrugën me gropa e ujë.
Nëse rruga e tyre nuk rikonstruktohet deri më 11 maj banorët e Hotit të Ri thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.
“Nëse nuk gjejmë zgjidhje nuk kemi pse të shkojmë në kutitë e votimit, në votojmë për fëmijët dhe për një të ardhme më të mirë. Nëse gjejmë zgjidhje jemi gati të votojmë”,shprehet njëri prej tyre.
