Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Duke e cilësuar Ramën si një “arrogant të lindur”, Berisha argumentoi se kryeministri është i lumtur kur të rinjtë largohen nga Shqipëria. “Ai e di që të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë atë, prandaj i urren ata. Më 11 maj, çdo i ri dhe e re duhet të votojë për ta lënë atë në të kaluarën,” deklaroi ai.
Një nga premtimet e para të Berishës ishte rikthimi i TikTok-ut në Shqipëri, duke e lidhur ndalimin e kësaj platforme me censurën dhe trashëgiminë autoritare.
