Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe kandidati për Tiranën, Grigels Muçollari, ka komentuar programin Shqipëria 2030 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se programi është një plagjiaturë, ndërsa akuzon mazhorancën se ka vjedhur programin që PD ka kohë që e ka prezantuar.
“12 vite korrupsion i mbyll duke vjedhur një program
Edi Rama kreu sot një plagjiaturë të dënueshme, të neveritshme. Ai paraqiti si program të vetin, projektin që PD e ka shpallur prej muajsh.
Nga pensioni minimal, paga mesatare, paga minimale, kreu i rilindjes konfirmoi që angazhimet e PD qenkan të realizueshme, ndryshe nga sa është shprehur deri tani.
Pas 12 viteve korrupsion, ai po e mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.
Menyra si e paraqiti, si një one man show, ai i vetëm në një skenë, tregon se nuk ka ekip dhe kërkon pushtet vetëm për veten e tij.
Ai kerkon pushtet për veten e tij, për imunitet e mbrojtje nga drejtësia, ndërsa PD ka një platformë qe prek qytetarin në hallet dhe shqetësimet e përditshme, që ka përmasat e qytetarit, një program njerëzor, me njerëzit, për njerëzit.
Dhe i tillë do të vijë në zbatim me 11 Maj”, shkruan ai.
