Rama deklaroi se TikTok u mbyll, Berisha tregon rrjetin e tij social në celular: Unë e kam në rregull, e përdor me VPN

Data

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin. Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.

“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin,. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës. Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related