Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska është rebeluar edhe një herë ndaj autoriteteve, duke kaluar kufirin e Bosnjë-Hercegovinës, dhe duke mos respektuar urdhër-arrestin. E vënë në alarm, policia boshnjake ka nisur menjëherë një hetim pas lajmit se Milorad Dodik ka kaluar kufirin drejt Serbisë, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar mandate arresti. Një gjykatë vendase urdhëroi paraburgimin e lëshoi një urdhër arresti për liderin e Republikës Srpska si dhe për kryeministrin e këtij entiteti, Radovan Vishkovic dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandic, që të gjithë ata të vendosur nën lupën e drejtësisë për shkak se refuzuan t’i përgjigjen thirrjeve për t`u marrë në pyetje nga Prokuria. Fletë-arresti, që është aktualisht i vlefshëm për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkovicin dhe Stevandicin në momentin e parë që ndeshen me ta dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore.
“Arratisja” e Dodik alarmon ndërkombëtarët, futet në lojë edhe EUFOR, ja pse lufta është në ajër në Bosnjë-Hercegovinë
Data
