“Lubi Balluku duhet të ishte 5 kate më thellë se Veliaj”/ Berisha akuza të forta: Ka vjedhur 12 mld euro

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lavdërime të tepruara ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke sugjeruar se Rama po i shërben atij për interesa të caktuara. Po ashtu, Berisha ka sulmuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar se ka vjedhur një shumë prej 12 miliardë eurosh.

Berisha ka theksuar se Balluku ka realizuar investime që janë shumë më të larta se sa ato të Erion Veliajt, duke thënë se shumica e fondeve janë vjedhur. Sipas tij, investimet që janë shpallur për projekte të ndryshme nuk arrijnë më shumë se 1.3 miliardë euro, dhe pjesa tjetër është vjedhur.

Sali Berisha: Rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai, pot ë mos ishte Dumani para Veliajt duhet të ishte Rma në qeli për djegësin, njësoj siç është McGonigal në burg për ryshfetin e marrë nga Rama, ashtu duhet të ishte në qeli edhe Rama. Po të mos ishte Dumani, Balluku do të ishte 5 kate më thellë se Veliaj. Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro, Lubia 12 miliardë euro, ku janë? investimi i tyre qindarkë për qindarkë nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro, të tjerat janë vjedhur e vjedhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related