Gazetari Artan Hoxha thotë se aktualisht shqiptarët për numër popullsie kanë numrin më të lartë të të burgosurve dhe të dënuarve.
Për ekstradimin drejt vendit tonë të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ai tha në një studio televizive, se edhe në burgje ka një botë tjetër ku autoritetet që drejtojnë burgun duhet ta kenë nën vëzhgim dhe duhet të kenë informacion se çfarë ndodh aty brenda, përveç kamerave që janë vendosur cep më cep.
Hoxha shtoi se kemi të bëjmë me njerëz në kushtet e izolimit dhe me të kaluar me precedentë dhe se si eksponent të rrezikshëm që në çdo moment që gjejnë dobësi, mund ta cenojnë dhe dëmtojnë sistemin e burgjeve.
