12 orë që tronditën mazhorancën, si i “ekzekutoi” Rama politikisht Veliajn dhe puçistët e tij, zbardhen prapaskenat…

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, duket se nga një ndër figurat më të fuqishme të mazhorancës u shndërrua brenda 12 orëve në një të mundur pa kthim. Kryeministri Edi Rama nuk la asnjë shteg për shpëtim, duke e “ekzekutuar” politikisht jo vetëm atë, por edhe të gjithë puçistët në Bashkinë e Tiranës që kishin guxuar të sfidonin autoritetin e tij. Shkarkimi i menjëhershëm dhe i turpshëm i Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë, Alban Dokushit dhe kryetares së komanduar të bashkisë, Sara Goxhajt ishte vetëm akti i parë i një operacioni të ftohtë politik, ku kryeministri Rama tregoi edhe një herë se në oborrin e tij nuk ka vend për të pabindurit.

Në heshtje dhe pa shumë zhurmë, kryebashkiaku Veliaj u shkëput brutalitetisht nga çdo hallkë e pushtetit në Bashkinë e Tiranës, duke e lënë si një figurë të izoluar, që mbahet vetëm për interesa taktike të momentit. Megjithatë e vërteta është se Rama e ka rrëzuar tashmë Erion Veliajn nga karrigia e kryebashkiakut, por e mban në hije për të shmangur zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të përmbysin llogaritë e mazhorancës në prag të 11 majit. Në prapaskenë, kjo ishte një masakër politike e planifikuar me precizion kirurgjikal. Ata që dikur shiheshin si besnikët e Veliajt u sakrifikuan pa mëshirë, duke i dhënë të kuptojë se nuk i ka mbetur më asnjë kartë për të luajtur.

Madje mesazhi ishte i qartë, se, kush sfidon Ramën, nuk do të ketë as nderin e një daljeje të dinjitetshme nga skena. Pra e gjithë kjo tregon se Veliaj ndodhet përballë një rrugë pa kthim për një politikan që dikur shihej si pasardhësi i mundshëm i kryeministrit, por që sot nuk ka më asnjë kontroll mbi fatin e tij. Sidoqoftë koha e dilemave ka mbaruar. Veliaj është përballë zgjedhjes së tij finale: të dorëzohet si një i mundur pa rezistencë apo të përplaset në betejën e tij të fundit. Deri tani ka zgjedhur të ulë kokën, por historia nuk mban mend emrat e atyre që u dorëzuan pa luftë. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të paraskenave dhe përplasjeve brenda mazhorancës ku protagonistë kryesorë janë çifti Rama-Veliaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related