Bisedimet për paqe/ Delegacioni i SHBA-së dhe i Rusisë takohen në Arabinë Saudite

Data

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë janë gati të fillojnë në Arabinë Saudite.

Bisedime të veçanta mes SHBA-së dhe Ukrainës u zhvilluan në Riad mbrëmë, takim të cilin delegacioni ukrainas e ka cilësuar si produktiv, raportoi BBC.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar 57 nga 99 dronë të nisur gjatë natës, ndërsa Rusia raportoi se 28 dronë u kapën në drejtimin tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nevojitet presion më i madh ndaj Moskës pas sulmeve brenda natës, të cilat ai i quajti realitet të përditshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related