Një grup hajdutësh, që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës së Këlcyrës është goditur nga policia e Gjirokastrës.
Policia bën me dije se në pranga ranë 2 persona të dyshuar, mes të cilëve edhe një i mitur, teksa hetohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë.
Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan edhe një armë dhe sende të vjedhura. Krimet bëheshin pasi studiohej zona, banesa shënjestër që do sulmohej dhe me anë të thyerjeve të dyerve apo dritareve.
Denoncimi i fundit është bërë nga qytetari B. M., më datë 18 mars, për bastisjen e banesës së tij, ku ishin vjedhur materiale të ndryshme.
“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga Stacioni i Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Ersekë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mazhan”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes, konkretisht shtetasit: J. B., 22 vjeç banues në Ersekë dhe një 16-vjeçar, banues në Këlcyrë”, njoftoi policia vendore.
