Policia e Las Vegas dhe FBI po hetojnë një zjarr në një ekspozitë Tesla si një akt të mundshëm terrorizmi. Hetimi përfshin të paktën tre incidente të tjera që ndodhën që nga janari, kur kokteje molotov u hodhën në objektet e Tesla në Oregon, Kolorado dhe Misuri, raporton “The Guardian”. Gjatë natës të së martës, disa automjeteve Tesla u dogjën në Las Vegas pasi kamerat e sigurisë kapën një person të veshur me të zeza duke hedhur kokteje molotov mbi automjetet rreth orës 2:45 të mëngjesit.
“Në momentin e mbërritjes, efektivët zbuluan disa automjete të djegura, si dhe fjalën “rezistencë” të shkruar në derën e përparme të biznesit. Të paktën pesë automjete Tesla u dëmtuan, të paktën dy prej të cilave u përfshinë nga flakët”, tha Dori Koren, një zëvendës sherif në Departamentin e Policisë Metropolitane të Las Vegas. Ata thanë se i dyshuari qëlloi gjithashtu tre të shtëna në automjete të parkuara. Sherifi tha se incidenti ishte një “sulm i synuar” në një objekt të Tesla-s, pa asnjë kërcënim për publikun. Spencer Evans, një agjent special në Njësinë Kundër Terrorizmit të FBI-së, tha se incidentet fillimisht po hetoheshin si zjarrvënie, por tani po konsiderohen akte të mundshme terrorizmi
“Ishte terrorizëm, ishte diçka tjetër? Sigurisht që ka disa karakteristika që mund të na bëjnë të mendojmë kështu. Shkrimi në mur, një akt dhune, një axhendë e mundshme politike. Asnjë nga këta faktorë nuk është jashtë diskutimit për ne,” shpjegoi Evans. Elon Musk , CEO i kompanisë, i quajti incidentet një akt terrorizmi në një postim në Platformën X. Ai gjithashtu fajësoi për të gjitha “të majtët e zgjuar”. “Unë jam një kërcënim vdekjeprurës për parazitin e “zgjuar” dhe njerëzit që ai kontrollon”, ka shkruar Musk.
