“Mesazhet nga Podgorica janë mesazhe fitoreje”, Berisha: PD ka forcuar lidhjet me PPE

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët nga selia e PD-së, foli mbi vizitën e tij në Podgoricë, ku zhvilloi takime me eksponentë të rëndësishëm të politikës evropiane.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ai u takua me Manfred Weber, presidentin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), si dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të forcave të djathta në Evropë. Berisha e cilësoi këtë si një moment kyç për marrëdhëniet e PD-së me PPE-në dhe partitë simotra, duke e përshkruar si një zhvillim dramatikisht pozitiv.

“Pata një bisedë të frytshme me zv/presidenten e Forza Italia dhe me figura të tjera të spektrit të djathtë evropian. Mesazhet nga Podgorica janë mesazhe fitoreje për Partinë Demokratike,” – u shpreh Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related