Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit ka pësuar sërish ndryshime.
Në listën e hapur është futur sërish emri i Renato Kumrija, i cili pak ditë më parë hodhi akuza të forta drejt Flamur Nokës, pasi ia kishte hequr emrin.
Siç duket Noka ka bërë “prapakthehu” dhe ia ka rikthyer emrin Kumrijës, e për t’i bërë vend në listë ka hequr emrin e kandidatit Gani Cani.
Në procesin e “Primareve”, Renato Kumrija arriti të merrte 206 vota persona, duke i renditur i teti në rang Qarku, ndërsa Gani Cani kishte marrë vetëm 58 vota.
Pasi iu rikthye emri në listë, ka ardhur dhe një reagim nga Renato Kumrija, ku thotë se i është dhënë legjitimiteti i mbështetjes që mori në Primare.
