Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasadori Lamberto Zannier në krye të Misionit të Vëzhguesve të OSCE/ODIHR

Data

Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Më datë 1 Prill Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mësohet se takimi i parë do të zhvillohet në MEPJ.

Kush është ambasadori Lamberto Zannier

Ambasadori Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSCE-së më 1 korrik 2011. Në korrik 2014, ai nisi mandatin e tij të dytë trevjeçar. Zannier iu bashkua Ministrisë së Jashtme italiane si diplomat karriere në vitin 1978. Nga qershori 2008 deri në qershor 2011 ai pati postin si Përfaqësues Special i OKB-së për Kosovën dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related