16% e punonjësve shqiptarë punojnë më pak se 10 orë në javë, shumë më tepër se Rajoni referon një studim i Fondit Europian të Trajnimeve publikuar së fundmi.
Të dhënat tregojnë një pjesë e madhe punonjësve në vendin janë të nën-punësuar dhe të ardhurat që sigurojnë janë tërësisht të pamjaftueshme (shiko grafikun e mëposhtëm).
Anketa vëren se shumica e punonjësve në Ballkan kanë orare të rregullta pune, kryesisht ndërmjet 30 dhe 49 orë në javë. Megjithatë, 8% e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në 14% në Shqipëri dhe Kosovë punojnë më shumë se gjatë 50 orë pune në javë.
Siç tregojnë të dhënat Shqipëria i ka dy ekstremet me çerekun e punonjësve që punojnë vetëm 2 orë në ditë, ndërkohë që 14 % e punonjësve punojnë më shumë se 50 orë në javë, nga nivelet më të larta rajonale.
Punonjësit që punojnë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm rrinë më gjatë në punë.
