Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga shërbimi veterinar rajonal në Xhafzotaj të Rrashbullit në Durrës.
Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për mediat bën me dije se janë konstatuar të ngordhura 1848 shpendë në pularitë e kompanisë “AIBA” në pronësi të Armand Dukës.
Bëhet me dije se për të parandaluar shpërndarjen është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës me publikun, informon se ditën e sotme është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrotjes së karantinuar (3 km) me vendodhje në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës.
