Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi është zgjedhur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Por kush është Joan Pelushi?
Kryepeshkopi i ri i Kishës Autoqefale ka lindur në 1 janar të vitit 1956. Ai ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.
Kryepeshkopi Joani është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”. Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit.
