Ka zgjatur pak më shumë se një orë protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok.
Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.
Sipas Berishës, “Rama u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve”
Fjala e Berishës:
Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
