Emrat me kontribut në PS, Edi Rama i la pjesën më të madhe jashtë listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit, duke vendosur në lista emra, ku pjesa më e madhe e tyre janë anonimë dhe pa kontribute politike.
Një prej tyre është edhe Ana Nako, drejtoreshë e gjimnazit të Divjakës, e cila renditet në listën e sigurtë të PS-së për Qarkun e Fierit dhe do zhvendoset nga klasat me nxënës në sallën e Kuvendit.
Por, siç ndodh me ministrat, të cilët janë të fundit të fundit që e marrin vesh kur vendosen në ato poste, e njëjta gjë duket se ka ndodhur tek kampi socialist edhe me kandidatët për deputet.
Gjatë podkastit të Edi Ramës, Ana Nako deklaroi se e ka marrë vesh nga televizori që do të bëhet deputete. Ajo tha se nuk e priste që të ishte as në listën e hapur dhe jo më atë të mbyllur.
Ana Nako tregoi edhe për telefonatën e të shoqit, i cili e kishte marrë i habitur në telefon duke e pyetur se a ishte ajo që po kandidonte në në listën e PS-së të Fierit.
