Monika Kryemadhi shprehu hapur mbështetjen ndaj Ilir Metës në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se ndaj ti ka respekt politik, jo dashuri shpirtërore, ndërsa theksoi se marrëdhëniet personale me ish-bashkëshortin e saj kanë përfunduar.
Kryemadhi vlerësoi Metën, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të PD-së në qarkun Tiranë, duke thënë se ai u tregua “burrë shteti” dhe se “nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura.” Një nga arsyet pse ka vendosur emrin në listë, tha Kryemadhi, është se e dinte që vota e PL nuk do të shkonte te opozita me dy kandidatura në listë dhe për ti dhënë maksimumin e votave, e vuri në listë.
“Për Metën nuk është dashuri shpirtërore apo emocionale, është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies time me Ilir Metën që ka mbaruar. Kur të dalë mund të pi kafe me Metën, por marrëdhëniet personale me të janë të përfunduara. Në aspektin politik, Monika Kryemadhi nuk është si të tjerat, inatin e nxjerr në mënyrat e tjera, jo në politikë. Politika është vlerë, princip, parim.
