Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në një studio televizive detajet se si është arritur përgjimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e paraburgimit.
Ajo u shpreh se përgjimet janë ambientale, ku përfshihen biseda të Veliajt me të afërmit e tij që e kanë vizituar në qeli, përfshirë edhe dy punonjës të Bashkisë.
Sa i përket seancës gjyqësore maratonë për kryebashkiakun, Hoxha tha se kjo është diçka e pazakontë.
“Unë nuk disponoj këto biseda telefonike të kryera nga telefoni fiks. Ka përgjime ambientale midis Veliaj dhe të afërmve të tij, që ishin autorizuar nga prokuroria për të takuar Veliajn, edhe dy shtetas që kanë pozita të njohura në Bashki. SPAK i ka lejuar për arsye pune.
