Dosja “Babale” e pahetuar/ Klodiana Lala nxjerr detaje: Sot do të ishin në burg persona të tjerë, jo Salianji

Data

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për dosjen “Babale” e ka cilësuar hetimin për të, të pahetuar pasi nëse do të ishte bërë kjo në burg nuk do të ishte deputeti i PD Ervin Salianji por persona të tjerë. Lala e ftuar në një emisionin, tha se dënimi i Salianjit është veprim i padrejtë dhe se ai mund të vuante dënimin në shërbim prove.

Lala tha se Gjykatat mund të aplikonte masa të tjera alternative për Salianjin për akuzë për kallëzim të rremë që rëndon ndaj tij. Sipas saj në drejtësi po përdoren dy standarde. Gazetarja tha se e shqetëson fakti se si qeveria Rama e manipuloi dhe e përdori çështjen e ish-deputetit.

“Forca e pushtetit e dërgoi rjedhën e hetimit në interes të Xhafajt dhe Ramës, nëse do të ishte hetuar “Babalja” do ishin personazhe më të lartë se Salianji. Geron Xhafa u largua me urgjencë nga Shqipëria dhe po vuan në Itali një dënim për drogën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related