Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt i janë bërë përgjime ambientale në paraburgimin e Durrësit, për të thelluar më tej hetimin ndaj tij.
Lala tha në News24 se Veliajt i janë përgjuar bisedat jo vetëm me vëllain, por edhe personat e tjerë. Ndërsa bazuar në këto përgjime, “prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës”.
Gazetarja ka zbuluar dhe bisedën që ka patur me avokatin e Veliajt pas seancës së sotme në Apelin e GJKKO, lidhur me provat e reja të prokurorëve të SPAK ndaj tij.
“Unë kam zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Ermir Beta. Ka Ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të reja. Për sa kohë tha nuk jam njohur me këto prova të reja. Do t’i shqyrtoj bashkë me ekipin ligjor dhe më pas të mbaj qëndrimin zyrtar në seancën e nesërme.
Flitet për kontrata, fatura dhe transaksione bankare. Gjithashtu flitet edhe për disa udhëtime.
