Do të kandidojnë për deputetë/ Vjen dorëheqja e tretë nga kryebashkiakët e PS-së

Data

Edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen, ku shkresën ia ka paraqitur Këshillit Bashkiak.

Ai pritet të kandidojë për deputet, ku do të jetë i pari në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit për zgjedhjet parlamentare të 11 Maji

Më herët kanë dhënë dorëheqjen edhe Tërmet Peçi i Tepelenës, i cili do të jetë në listën e PS-së për Tepelenën dhe Agron Malaj i Matit, i cili do të jetë kandidat në Qarkun e Dibrës.

Emri tjetër që përflitet se do të jetë kandidat për deputet janë edhe kryebashkiakja e Dimalit Juliana Memaj, teksa ka disa zëra edhe për Majlinda Bufin e Roskovecit dhe Albert Halilajn e Kukësit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related