Hulumtimet e reja tregojnë se ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla uji, çka sugjeron për një të kaluar të ftohtë dhe të lagësht. Shkencëtarët thonë se kjo mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gjithashtu se kur Marsi u tjetërsua në një shkretëtirë të mbuluar nga pluhuri i hekurit të oksiduar.
Qindra anije hapësinore kanë studiuar planetin Mars për dekada me radhë. Shkencëtarët e kanë ditur për shumë vite se sipërfaqja e planetit, me peizazhet e liqeneve dhe lumenjve të tharë, lë të kuptohet për një kaluar kur uji i lëngshëm ishte i pranishëm.
Misionet kanë zbuluar depozita akulli disa kilometra poshtë sipërfaqes së poleve të planetit. Sonda Perseverance shpresohet të sjellë brenda dekadës së ardhshme një mori mostrash që mund të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth planetit të kuq
