Erion Veliaj duket po përpiqet të lëvizë të gjithë fijet e mundshme për të lënë qelinë dhe për këtë ka angazhuar edhe bashkëpunëtorin e tij në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestuar më 10 shkurt me urdhër të SPAK me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata e Posaçme vendosi që Veliaj të qëndrojë në paraburgim duke konfirmuan masën e sigurimit personal të arrestit në burg.
Që pas arrestimit, Veliaj ka vënë në jetë një sërë mekanizmash për të shijuar sërish lirinë, pavarësisht akuzave të rënda ndaj tij. Akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, duke deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin. Hetimet e SPAK megjithatë thonë të kundërtën.
Sipas prokurorisë, Veliaj ka shpërdoruar të paktën 1.1 milionë eurove nga fonde publike, duke ua kanalizuar këto fonde bizneseve dhe në këmbim kanë përfituar familjarët e tij në mënyrë të paligjshme. SPAK konkluzion se Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore – përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Ajola Xoxa.
Denigrimi i prokurorit
Beteja e Veliajt për të lënë qelinë dhe për tu shfaqur i pafajshëm është zhvilluar njëkohësisht në disa fronte. Komunikimi publik është një prej fushëbetejave të zgjedhura, me Veliajn që përpiqet të shfrytëzojë hapësirat e mediave pranë tij dhe reagimet në rrjetet sociale për tu pozicionuar si një viktimë e një prokurori, që sipas tij, po përdoret nga kundërshtari politik, Sali Berisha. Sulmet dhe denigrimet ndaj gjyqtarit që aprovoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij dhe sidomos prokurorit të SPAK që kërkoi mbylljen në qeli të kryebashkiakut duke vënë në pah rrezikshmërinë e tij për prishjen e provave, kanë qenë gati të përditshme nga ana e Veliajt.
