Denoncimi/ Kushëriri i Benet Becit gris gjobën para policëve në Shkodër

Data

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, ku dy efektivë të rinj të policisë janë përballur me rezistencë nga dy qytetarë gjatë një kontrolli të zakonshëm trafiku.

Sipas raportimeve fillestare, efektivët e policisë kishin konstatuar një automjet të parkuar në mënyrë të gabuar në mes të rrugës dhe kishin vendosur një gjobë ndaj drejtuesit të tij. Megjithatë, sapo shoferi dhe pasagjeri kanë parë fletën e gjobës, situata ka dalë jashtë kontrollit.

Dy qytetarët në fjalë kanë grisur gjobën dhe janë përplasur verbalisht me policinë, duke kundërshtuar vendimin e tyre. Dëshmitarët e rastit kanë mbetur të habitur nga përplasja verbale mes palëve, ndërsa incidenti ka krijuar një situatë të tensionuar në qendër të qytetit.

Ngjarja ka rindezur diskutimet mbi autoritetin e policisë dhe sfidat që hasin forcat e rendit në Shkodër, veçanërisht përballë individëve që mund të kenë lidhje të forta lokale dhe mbrojtje të heshtur nga institucionet vendore. Ndërkohë një qytetar anonim ka ndarë një informacion të rëndësishëm, duke sugjeruar se një nga personat e përfshirë në këtë incident ka lidhje të drejtpërdrejta me vetë kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related