Të drejtat e njeriut/ OSBE dhe Shkolla e Magjistraturës trajnojnë gjyqtarët

Data

Në një trajnim të organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë u mblodhën për të diskutuar mbi harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, së bashku me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, dhe presidentin e AEAJ-së, Sylvain Mérenne, theksuan rolin thelbësor të gjyqtarëve në sigurinë ligjore, pavarësinë gjyqësore dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve

Gjatë trajnimit, gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë praktikat e gjykatave evropiane mbi integrimin e ligjit të BE-së në sistemet kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related