Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Rusisë, duke propozuar sanksione të reja ekonomike dhe tarifa bankare si presion për arritjen e një marrëveshjeje për paqen me Ukrainën.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se është duke shqyrtuar sanksione të mëdha kundër sektorit bankar të Rusisë dhe tarifa shtesë tregtare, derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje për paqen midis dy vendeve.
“Duke u bazuar në faktin se Rusia po ‘godet’ Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj me forcë sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për paqen. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni tani në tavolinën e bisedimeve, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!”, shkruan Trump.
