Mashtrimet me shitjet online, avokati: Prokuroria duhet t’i marrë me seriozitet rastet, duhet një strukturë mbikëqyrëse

Data

I ftuar në një studio televizive, avokati Alban Duraj foli në lidhje me problematikat që lindin mes konsumatorëve dhe operatorëve ekonomikë që operojnë online.

Avokati theksoi nevojën e krijimit të një strukture të veçantë për mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e operatorëve të cilët mashtrojnë, ndërsa si problematikë kryesore evidentoi faktin që shumë biznese janë të pa regjistruara, pa NIPT dhe një adresë me anë të të cilave mund të gjurmohen nga institucionet.

“Një problem shumë i madh në realitetin tonë së fundmi me zhvillimin shumë të madh ët shërbimeve online, që e mori hovin në kohën e pandemisë.
Si fushë ekonomike apo tregtare është mjaft e zhvilluar edhe në vendet e tjera, por është e rregulluar me ligj.
Ne nuk kemi një kuadër ligjor për rregullimin apo një institucion qe merret me monitorimin e këtij aktiviteti, ndaj hasim në shumë probleme ku shumë qytetarë janë gënjyer nga këta persona që shesin online.
Qytetarët nuk dinë as ku të ankohen pasi edhe institucionet nuk kanë ku i gjejnë sepse janë shitës anonimë, nuk janë biznese me Nipt.
Prokuroria duhet t’i marrë me seriozitet këto raste edhe pse dëmi mund të jetë i vogël, për shembull qytetari mund të ketë shpenzuar vetëm 2 mijë lekë të tjera. Kjo sepse mund të ketë shumë qytetarë që janë dëmtuar me këtë shumë por nuk janë ankuar.
Qeveria ta shohë me seriozitet këtë problematikë, duhet një strukturë e posaçme për monitorimin dhe kontrollin e këtyre operatorëve ekonomikë që kryejnë tregti jo të ndershme. Nuk kemi ku ankohemi tjetër vetëm se në polici dhe prokurori.
Është një problem shumë i madh për konsumatorët.
Nga ana tjetër kemi shumë operatorë që janë seriozë”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related