Vendimi i Qeverisë për të mbyllur TikTok-un, Topalli: Rama i frikësuar, tregon se…

Data

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur për 12 muaj aplikacionin TikTok në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli e cilëson këtë vendim si një përpjekje për të kufizuar fjalën e lirë në kulmin e fushatës elektorale. Sipas saj, TikTok është platforma ku të rinjtë shprehin lirshëm mendimet e tyre, duke theksuar se qeveria ka frikë nga zëri i qytetarëve.

“Në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë,” shkruan Topalli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related