‘Duhet të përgatitemi’, ish-ambasadori: Nëse preket territori i Kosovës…

Data

Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, shprehu në një emision televiziv shqetësimin e tij lidhur me situatën e Kosovës, duke thënë se Evropa ka mbajtur Kosovën për 20 vjet pa asnjë lloj produkti konkret. Ai theksoi se nëse territori i Kosovës preket, nuk do të mbetet asnjë shtet i vërtetë i Kosovës, duke shtuar se Shqipëria duhet të përgatitet për një situatë të mundshme dhe të argumentojë pse Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Çejku theksoi se testimi i parë për të kuptuar se nga do të anojë Kosova do të jetë krijimi i qeverisë së re, dhe se roli i SHBA-ve në këtë proces do të jetë kyç. Sipas tij, Kosova duhet të kuptojë se nuk është më fjala për të krijuar një qeveri si zakonisht, por për të marrë vendime strategjike që ndikojnë në të ardhmen e saj. Çejku e krahasoi këtë proces me atë që ndodhi në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se çdo lider që udhëheq një shtet duhet të kuptojë pozicionin e tij në raport me fuqitë e mëdha globale.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e Shqipërisë, duke thënë se vendi është i papërgatitur dhe pak hipokrit në qëndrimet e tij lidhur me interesat kombëtare. Sipas tij, Evropa e ka mbajtur Kosovën në një gjendje të paqartë për shumë vite dhe kjo statuquo duhet të marrë fund, duke i dhënë Kosovës një adresë të qartë. Çejku tha se nëse territori i Kosovës merret, shqiptarët nuk do të bien dakord dhe liderët që kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr duhet të mendojnë se çfarë përgjigje duhet t’i japin SHBA-ve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related