Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin për deklarimin dhe pagimin e tatimit me normat e të ardhurave nga punësime 13 dhe 23%. Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025, ndërsa afati i deklarimit është deri në mars 2026.
Ndryshimet e udhëzimit shpërndarë bizneseve përcaktojnë se individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat nga biznesi. Rregulli sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vet-punësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar. Shpenzimet janë të deklaruara ose në rast se të ardhurat vjetore janë deri në 10 mln lekë, i vet-punësuari ka të drejtë të zgjedhë njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%.
“Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.
