Aksident i rëndë/ E mitura përplaset nga një makinë në mes të bulevardit, shoferi i paidentifikuar në arrati

Data

Një makinë ka përplasur një adoleshente në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër mesditën e djeshme dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

E mitura është paraqitur në spital, teksa bëhet me dije se ka marrë dëmtime në këmbë.

Sipas njoftimit zyrtar, 17-vjeçarja ka denoncuar autorin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë Shkodër

Mesditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës, një 17-vjeçare, e cila ka deklaruar se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, një automjet me drejtues të paidentifikuar prej saj, e ka përplasur në këmbë, dhe është larguar. E mitura pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Ndërkaq, po punohet për identifikimit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related