Spitali universitar i Traumës përballet çdo ditë me afro 200 urgjenca që kanë nevojë me ndihmë mjekësore.
Disa prej këtyre pacientëve përfundojnë në reanimacion si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, Rexhina Sturçe, shefja e shërbimit të reanimacionit, pohon se fluksi i shtrimeve është shumë i lartë.
“Numri i shtrimeve në reanimacion si rezultat i traumave është i lartë. Ngarkesa jonë mund të jetë maksimale, gati çdo ditë ne kemi 12 shtretër në renaimacion dhe në përqindje më të lartë të kohës ne këto shtretër i kemi të zënë me pacientë”, thotë Sturçe.
Shkaqet e traumave janë të ndryshme, por aksidentet automobilistike janë ato që mbizotërojnë.
