Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim është i pandryshuar nga viti i kaluar, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje, përfshirë përshkallëzimin e tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Mbledhja më e madhe politike vjetore të Kinës pati një ton optimist, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje.
Kryeministri Li Qiang vendosi objektivin e rritjes ekonomike të vendit këtë vit në rreth 5%, një nga rritjet më të shpejta në botë.
“Ky objektiv mbështetet nga potenciali i rritjes ekonomike dhe kushtet e favorshme”, tha ai.
Por pavarësisht optimizmit, Kina përballet me sfida të mëdha.
Kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme ka shkaktuar një rënie të çmimit të shtëpive dhe ka lënë shumë ndërtesa të zbrazëta.
